Dalin në shitje biletat për super sfidën Kukësi-Partizani, ja çmimet

Kukësi ende nuk ka zbritur në fushë për të luajtur ndeshjen e javës së 18-të, por skuadra verilindore po punon për të organizuar sa më mirë super duelin ndaj Partizanit, që do të luhet të dielën në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”.

Nënkampionët e Shqipërisë kanë zbuluar edhe çmimin e biletave  që do të dalin në shitje që nga nesër. Ata variojnë nga 500 lekë në tribunat pas porte deri në 1000 apo 2000 lekë në tribunën përballë kryesores.

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Partizanit në stadiumin “Air Albania”, në datën 26 janar, ora 19:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çmimet e biletave janë këto:

W104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering)

W101, W102, W103, W105, W106, W107 – 2000 lekë

E1, E2, E3 – 1000 lekë

N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë

– Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”)

Biletat mund t’i blini në këto pika:

– Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00
– Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00
– Dyqani Joma te ETC në katin e dytë! 9:00 – 21:00
– “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00

Fotografia e F.K Kukësi Albania
Fotografia e F.K Kukësi Albania

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?