Dalin rezultatet e autopsisë, ja përse vdiq futbollistja shqiptare në liqen
Florijana Ismaili ka tronditur botën e futbollit prej gati një jave për shkak se ndërroi jetë pasi u mbyt në liqenin e Comos. Ditën e sotme kanë dalë edhe rezultatet e autopsisë pas ngjarjes tragjike të së shtunës së kaluar.
Florijana u gjet në thellësinë 204 metra nga një robot. Në fillim u dyshua se futbollistja kishte humbur jetën për shkak të një sulmi në zemër, por prokurori i Comos, Nicola Piacente ka hedhur poshtë këto dyshime, teksa raporti i parë mjekësor i vdekjes së 24-vjeçarjes tregon se shqiptarja kishte asfiksi akute.
Kjo asfiksi akute erdhi për shkak se Florijana kishte konsumuar shumë ushqim para se të futej në liqen për t’u larë. Ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes, thuhet në raport.
KOHA JONË SONDAZH

