Dani Alves flet nga burgu: Kam kaluar shumë situata të vështira, asgjë nuk më tremb

Mbrojtësi 39-vjeçar, Dani Alves, ndodhet momentalisht nën pranga në burgun e Biransas, pranë Barcelonës, i akuzuar për sulm seksual. Braziliani së fundmi është rikthyer të flasë pas arrestimit.

“Do të pranoj çfarëdo gjëje që të ndodhë. U largova nga shtëpia kur isha vetëm 15 vjeç. Kam kapërcyer situata shumë të vështira dhe të komplikuara në jetën time. Kjo do të jetë një tjetër nga ato që do të kalojë. Asgjë nuk më frikëson”,  u shpreh 39-vjeçari.

Dani Alves dyshohet se është mbrojtur duke u shprehur se ngjarja e ndodhur në një klub në Barcelonë, ka ndodhur me pëlqimin e vajzës 23-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?