FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dani Alves mbron Messin: E gjithë përgjegjësia bie të ai, gjyqtari …

Kapiteni i Brazilit, Dani Alves zhvilloi një ndeshje fantastike në gjysmëfinalen ndaj Argjentinës duke e ndihmuar kombëtaren e tij për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Amerikës. Pas ndeshjes, ish-futbollisti i Barcelonës mbrojti Lionel Messin nga kritikat e shumta.

“Ishte një ndeshje e zakonshme (klasike) mes Brazilit dhe Argjentinës por ne ishim shumë të fokusuar në ndeshje dhe i dinim vështirësitë e kundërshtarit. Jemi shumë të lumtur, ka mbetur edhe shumë pak. Duhet të jesh i kujdesshëm kur ke përballë një figurë si Messi, duhet të bësh një punë barbare.

Kritikat ndaj Messit? Të jesh më i miri në botë është e vështirë, pasi te Argjentina e gjitha përgjegjësia bie të Leo. Atje është vetëm Messi dhe disa shokë që e ndjekin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pretendimet për gjykimin? Bie dakord me Messin, që gjyqtari ishte më nervoz se ne”, deklaroi Dani Alves. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?