Dani Alves në histori, askush s’ka fituar më shumë trofe se ai

I gjithë diskutimi për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave shkon për Pele, Maradona, Messi, Cristiano Ranaldo. Gjithsesi nëse kriter kryesor do të ishte numri i trofeve të fituar, “mbreti” nuk do të gjendej tek “yjet” e sipërpërmendur, por  te Dani Alves.

36-vjeçari fitoi Copa American me Brazilin (mposhti 3-1 në finale Perunë) dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut. Para se ta ngrite lart këtë kupë, numëronte 39 trofe gjatë karrierës së tij, tani janë 40.

Suksese e para i arriti me Sevillan gjatë sezoneve 2002-2008, duke fituar plot 5 trofe, me të cilëve spikatin 2 Kupa UEFA. Sigurisht që kulmin do ta arrinte te Barcelona me plot 23 trofe (mes të cilëve 3 Champions dhe 6 tituj të La Ligas).

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijoi të ngrinte kupa tek Juventusi (2) e më pas te PSG (6), pa harruar 4 trofetë në total me Brazilin (2 Copa America dhe 2 Kupa të Konfederatave). Në palmaresin e tij, në fakt, mungon vetëm Kupa e Botës, por Dani Alvesh nuk njeh kufij dhe shpreson që ta fitojë në vitin 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?