Danillo i përket Realit në verë, që tani derdhen 20 mln euro në arkën e Portos

Mbrojtësi brazilian i Portos, Danillo, 25 vjeç, do të jetë blerja e Realit të Madridit pas këtij sezoni.  Mediat spanjolle konfirmojnë lajmin se drejtuesit e të dy klubeve kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e brazilianit në kryeqytetin spanjoll. Sipas, “Marca”  bëhet fjalë për një çmim 20 milionë euro, sa gjysmë e kërkesës fillestare të klubit portugez. Porto nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte ofertën e Realit, pasi kontrata e Danillos përfundon në vitin 2016 dhe mund të largohej me parametër zero, pasi refuzoi zgjatjen e marrëveshjes. Një tjetër arsye që Reali arriti marrëveshjen që tani, lidhet me faktin e në verë nuk ka pasur dëshirë që të futet në konkurrencë me klube të tjera të interesuara për shërbimet e tij. Nisur nga fakti se Portos i duhej të bënte likuiditete financiare, pranoi që tani marrëveshjen.  Më kryesore ishte dëshira e vetë lojtarët për t’iu bashkuar Los Blancos në Primera Division. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?