Danimarkë-Shqipëri, 2150 bileta për tifozët shqiptarë

Federata Daneze e Futbollit njofton nisjen e shitjes online të biletave për ndeshjen kualifikuese me Shqipërinë, e vlefshme për Grupin I eliminator të “Euro 2016”, që do të luhet më 4 shtator, në orën 20:45, në “Parken”.
Specifikohet qartë se shitja e biletave bëhet për mbështetësit e ekipit kombëtar danez. Tifozët shqiptarë duhet të kontaktojnë me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila administron biletat në seksionin e spektatorëve shqiptarë. “Spektatorët shqiptarë nuk do të kenë qasje në stadium, nëse ata do të kenë blerë bileta në seksionin e mbështetësve danezë,” – njofton faqja zyrtare e Federatës Daneze të Futbollit. 2150 bileta jane ndarë për tifozët shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?