De Biasi këshillon Milanin për trajnerin që duhet të zgjedhë

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka komentuar largimin e trajnerit Gennaro Gattuso nga Milani. Por jo vetëm kaq, strategu italian ka dhënë idenë se kush mund të jetë trajneri i duhur për kuqezinjtë.

“Dorëheqja e Gattusos dëshmon koherencë dhe pasion. Nuk pati një situatë të lehtë për të menaxhuar. Ka patur shumë presione të mëdha nga brenda. Ai u angazhua shumë mirë dhe mbërriti vetëm 1 cm nga Champions.

Trajneri i ri i Milan? Edhe Allegri përpara se të mbërrinte kishte qenë vetëm te Cagliari dhe aq. Unë jam për Giampaolo sepse është një trajner shumë i mirë, sikurse Inzaghi ka bërë një punë të mirë te Lazio”, deklaroi De Biasi për “Radio Sportiva”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?