FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Jong dhe De Ligt darkojnë së bashku në Amsterdam

Një darkë për të përshëndetur njëri-tjetrin dhe për t’u takuar si kundërshtarë në edicionin e ardhshëm të Champions League. Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt, ish-shok skuadre te Ajax në sezonin e kaluar, janë takuar në restorantin “Buenos Aires” në Amsterdam, mbrëmja e fundit së bashku para se të nisin dy rrugë të ndryshme. Mesfushori është prezantuar te Barcelona, ndërkohë që mbrojtësi është në pritje të zgjidhjes së detajeve të fundit për t’u transferuar te Juventusit.

 

Ajax kërkon 75 milionë euro, duke refuzuar ofertën e parë 55 milionë euro, plus 1- bonus. Gjithçka është e kryer ndërkohë me futbollistin, i cili do të firmosë një kontratë prej 12 milionë eurosh në sezon deri në vitin 2024. De Jong shprehu dëshirën pak ditë më parë që ai të zgjidhte Barcelonën, por dëshira e kapitenit të Ajaxit është që të luajë me Cristiano Ronaldon, i cili e ftoi gjatë kësaj vere që t’i bashkohej në Torino. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?