De Ligt kthehet në telenovelë, Juve “vret veten” me ofertën e parë

Matthijs de Ligt rrezikon të kthehet në telenovelën më të madhe të kësaj vere në merkaton europiane. Mbrojtësi i Ajax-it dukej shumë pranë Juventusit, por bardhezinjtë në orët e fundit ja kanë komplikuar edhe më shumë vetes punën, pasi kanë bërë një ofertë shumë të ulët nga kërkesa e klubit holandez. Ata kanë propozuar sipas “Sky Sport” 55 milionë euro dhe 10 milionë euro bonuse, një ofertë që është hedhur menjëherë poshtë nga drejtuesit e ekipit të Ajax. Oferta është shumë larg 75 milionë eurove, shifër që ia jepte PSG, por Juve ka një armë të fortë. Mino Raiola ka arritur marrëveshjen me klubin bardhezi për një kontratë fareonike, me 12-13 milionë euro neto në sezon, ndaj PSG është jashtë gare.

Të hënën Ajax nis stërvitjet për sezonin e ri dhe pret që De Ligt të paraqitet në ekip, në pritje që Juventus të vendosë të paguajë aq sa duhet. Gazeta “Marca” ndërkohë shkruan se në garë për 19-vjeçarin së fundmi është shtuar edhe Barcelona, të cilët sipas tyre kanë një marrëveshje paraprake me Ajaxin, por kanë disavantazhin e madh, që nuk kanë një akord me agjentin Mino Raiola dhe me vet futbollistin.

Dëshira e De Ligt duket se do të jetë përcaktuese, pasi talenti i njohur preferon që të pranojë ftesën e Cristiano Ronaldos, i cili ja “pëshpëriti” në veshë dëshirën për ta pasur në ekip në sezonin e ri. Duke parë situatën e krijuar zgjidhja e vetme duket se është që Juventusi të paguajë shifrën e 75 milionë eurove që kërkon skuadra holandeze për të zhbllokuar situatën dhe për të bërë një nga blerjet më të mira në vitet e fundit. PSG dhe Barcelona po qëndrojnë vigjilentë për De Ligt, pasi në rast se gjërat nuk zgjidhen shpejt do të përgatisin ofensivën e radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?