Debutim ëndrrash për Abazajn në Kroaci, shënon pas vetëm 11 minutash (VIDEO)

Kristal Abazaj e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Kroaci te skuadra e Osijek. Sulmuesi i kombëtares u fut në fushë në minutën e 57-të, por do të gjente rrugën e rrjetës vetëm 11 minuta më pas.

Abazaj u huazua nga Anderlehti te Osijeku vetëm para pak ditësh, pasi hapësirat për të munguan në ekipin e njohur belg. Osijek është skuadra e Eros Grezdës, teksa sulmuesi shpreson që të ketë një aventurë të ngjashme për të ngjitur shkallët e karrierës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?