Debutim ëndrrash për Asanin në Suedi, i jep fitoren AIK me super gol (VIDEO)

Jasir Asani e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Suedi te skuadra e AIK Stockholmit. Ish-sulmuesi i Partizanit është bërë protagonist që në ndeshjen e parë duke shënuar golin e fitores  në miqësoren ndaj Karlstadit, me një goditje të shpejtë me të majtën.

Ishte minuta e 72-të, kur ish-numri 10 i Partizanit bën një lëvizje të bukur brenda zonës dhe me një diagonale të saktë nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar. Kujtojmë që në këto gjashtë muaj Asani do të luajë i huazuar dhe nëse do ta bindë stafin teknik me paraqitjet e tij, do të transferohet me titull përfundimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?