Debuton Young, ja formacioni i Contes përballë Cagliarit

Interi do të zbresë pas pak minutash në fushë për të luajtur një ndeshje ku do të kërkojë rikthimin te fitorja ndaj Cagliarit. Conte do të zbresë në fushë me skemën e zakonshme 3-5-2, por me dallimin që këtë herë në fushë do të jetë Young dhe jo Candreva (i pezulluar).
Mbrojtësi anglez do të debutojë me fanellën zikaltër, ndërkohë që në sulm është konfirmuar dyshja Lukaku-Martinez.
Në krahun tjetër Cagliari do të zbresë në fushë me Joao Pedron dhe Simeonen të mbështetur nga Nainggolan.
KOHA JONË SONDAZH

