FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Del ekspertiza, zbulohet shkaku i aksidentit tragjik të Reyes

 

Në qershor të vitit të kaluar humbi jetën në një aksident tragjik me makinë Jose Antonio Reyes ish-sulmuesi Sevillas, Arsenalit dhe Realit të Madridit. Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i një lojtari me famë të madhe si Reyes tronditi botën e futbollit, duke trishtuar pa masë jo vetëm familjen e spanjollit por edhe shumë sportistë e trajnerë në gjithë globin.

Thuajse pas një viti, ka dalë dhe është publikuar edhe ekspertiza duke saktësuar se shpejtësia por edhe shpërthimi i gomës së pasme të Mercdedezit ishin shkaktarët kryesor të vdekjes së Reyes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanjolli po udhëtonte me 187 kilometra në orë, ndërkohë që goma e pasme që solli problemin thelbësor, kishte pasur probleme pak ditë më parë dhe ishte dërguar në servis, por mesa duket nuk ka marrë trajtimin e duhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?