FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dembele, “çelësi” për të rikthyer Neymarin te Spanja

Neymar dëshiron Barcelonën, Barcelona dëshiron sërish Neymarin. Operacioni që kërcënon të thyejë sërish rekordin botëror të transferimeve duket se do të finalizohet me sukses. Klubi francez e ka të qartë që kërkon më shumë se 222 milionë euro që investoi dy vite më parë. Barcelona ndërkohë është dakord për rikthimin e brazilianit, por pa bërë oferta të çmendura.

 

Agjenti që kujdeset për interesat e Neymar, Pini Zahavi, ka qenë në kontakt me Barcelonën prej disa javësh për të lejuar që klienti i tij të kthehet në Katalonjë. Përveç ofertës në para, në mesin e kartave që do të përdorë Barcelona janë edhe futbollistë. Një nga emrat që qarkullon prej kohësh është Philippe Coutinho. Në tratativa, sipas gazetës katalanase “Sport” mund të futet edhe Ousmane Dembele.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi francez, mbërriti në Spanjë në verën e vitit 2017 për shumën 125 milionë eurove nga Borussia Dortmund. Në dy sezone që ai ka zbarkuar me katalanasit, Dembele nuk ka arritur që të tregojë vlerat e tij. Për faj edhe të vonesave të shpeshta të tij në stërvitje, teksa trajneri Valverde në shumë raste e ka përjashtuar nga ekipi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?