FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Demi: Ja përse e riktheva Sormanin në krye të skuadrës

Adolfo Sormanit ishte një “fiksim” i vjetër i presidentit Gaz Demi, gjë e cila u realizua në ditët e para të 2020-ës. Në prononcimin e dhënë për “RTSH”, presidenti Demi pohoi se ka bërë zgjedhjen e duhur pas shkarkimit të Franko Lerdës, pasi Sormani është një trajner që gëzon simpatinë e gjithë familjes së kuqe.

“Është një kënaqësi për ne që drejtimin e skuadrës do ta marrë trajneri Adolfo Sormani.

Stafi teknik është kompletuar në këtë mënyrë dhe ky staf nuk do të jetë thjesht pjesë e ekipit të parë, por edhe e investimit gjigant që tashmë ka filluar të vihet në jetë, siç është kompleksi gjigant sportiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është hera e parë që një trajner që vjen te Partizani gëzon gjithë simpatinë dhe dashamirësinë e stafit dhe drejtuesve”, u shpreh presidenti Demi pas emërimit të Sormanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?