FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtimi i Brojës nuk është i rëndë, ja kur pritet të rikthehet në fushë

Pamjet e Armando Brojës duke lënë fushën me barelë dhe lot në sy kundër Anglisë ngritën frikën e një dëmtimi serioz, ndërsa dalja e tij nga “Air Albania” i shoqëruar nga stafi mjekësor shtoi edhe më shumë ankthin te tifozët kuqezi. Megjithatë, lajmet nga Anglia janë pozitive: situata është më e lehtë nga sa u mendua fillimisht.

Sulmuesi i Shqipërisë është kthyer në bazën e Burnley-t, ku i është nënshtruar kontrolleve të detajuara mjekësore. Testet kanë konfirmuar se Broja ka pësuar vetëm një ndrydhje të lehtë në kavilje, një problematikë që kërkon disa ditë pushim dhe fizioterapi.

Sipas mediave angleze, 23-vjeçari ka nisur menjëherë programin e rikuperimit dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit së shpejti. Megjithatë, ndeshja e kësaj fundjave kundër skuadrës së tij të mëparshme, Chelseat, duket se vjen shumë shpejt për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivi më realist për rikthimin e Brojës është sfida ndaj Brentford më 29 nëntor, ku klubi shpreson ta ketë sërish në listën e të gatshmëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëmtimi i tij ka marrë vëmendje të gjerë edhe në Angli, ku tabloidi “The Sun” i ka kushtuar një artikull të veçantë historikut të dëmtimeve dhe formës së sulmuesit shqiptar. Broja pritet të kthehet në stërvitje të plotë brenda pak ditësh, duke dhënë sinjale të mira për klubin dhe Kombëtaren.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?