Dëmtimi i Dembele, ja sa javë do të mungojë francezi
Ousmane Dembélé e ka paguar shtrenjtë qëndrimin në fushë në minutat e fundit të ndeshjes së kthimit ndaj Lion-it ku pësoi një dëmtim. Sulmuesi i Barcelonës, që rezultoi vendimtar me golin e tij, u dëmtua në sfidën ndaj Lionit në këmbën e majtë. Dëmtimi konfimohet të jetë i rëndë, pas vizitave mjekësore dhe tashmë francezi 21-vjeçar rrezikon qëndrimin jashtë për katër javë, deri në rikuperimin e tij.
Sidoqoftë gjendja nuk është alarmante me Dembele që do të humbasë tre ose katër ndeshje të kalendarit. Pas ndeshjes së të dielës përballë Betis, pasojnë dy javët e pauzës së kombëtareve, çka nënkupton se francezi është automatikisht i përjashtuar nga grumbullimi me “gjelat”, me Dembele që do të humbasë krahas sfidës ndaj Betisit në kampionat dhe derbin ndaj Espanyolit dhe sfidën ndaj Villarrealit.
Sulmuesi i blaugranëve mund të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Atlético Madrid në “Camp Nou”, e planifikuar për në 6 prill. Në të gjitha rastet stafi mjekësor dhe vet lojtari do të punojnë në mënyrë intensive që ai të jetë në dispozicion të trajnerit Valverde për sfidën e radhës së Championsit.
KOHA JONË SONDAZH

