Dëmtimi i Mbappe, rrezikon sfidën e Championsit ndaj Bayernit

Kylian Mbappe doli jashtë në minutën e 20-të të pjesës së parë ndaj Montpellier. Te skuadra pariziene janë të shqetësuar, pasi më 14 shkurt do të luhet dueli i 1/8-ve ndaj Bayernit.

Pas një përplasje me Leo Leroy, Mbappe preku disa herë anën e majtë të këmbës dhe pak më vonë, kërkoi një zëvendësim, ku Ekitike u aktivizua në vend të tij.

Gjendja e francezit pritet të vlerësohet. Menjëherë më pas, në minutën e 31-të, për PSG doli edhe Sergio Ramos pas një përplasjeje kokë më kokë me Stephy Mavididi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?