Dëmtohet Sabien Lilaj, Panuçi thërret kapitenin e Shpresave
Sabien Lilaj nuk do të luajë në miqësoren ndaj Norvegjisë, për shkak të një dëmtimi të pësuar, ndërsa trajneri Italian ka gjetur menjëherë zëvendësuesin.
Bëhet fjalë për mesfushorin dhe kapitenin e Shpresave, Keidi Bare, që edhe dje në humbjen ndaj Sllovakisë tregoi edhe njëherë se ishte nga më të mirët në fushë e lojës.
Mesfushori që aktivizohet me Atletikon e Madridit do t’i bashkohet kuqezinjve të Panuçit në stërvitjen e orës 15:00 dhe për të qenë i gatshëm për takimin e të hënës. Në këtë mënyrë Alban Bushi humbet një tjetër futbollist për sfidën e 27 marsit ndaj Sllovakisë.

KOHA JONË SONDAZH

