FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dënimi i Skënderbeut bën namin në mediat ndërkombëtare

Vendimi i CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë) për të mos pranuar apelimin e Skënderbeut, duke lënë në fuqi dënimin e UEFA-s mbi përjashtimin e klubit korçar për 10 vjet nga kompeticionet europiane ka bërë xhiron e botës.

Lajmi i bujshëm është pasqyruar duke nisur nga prestigjiozet amerikane si “Washington Post” e deri tek ato gjermane apo angleze si ‘Daily Mail’. Media britanike ve theksin tek shembulli i bërë nga UEFA, me klubin korçar që ka marrë dënimin më të ashpër të dhënë ndonjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kanë mbetur pas as media të tjera prestigjioze si “FOX Sports”, për të vazhduar me radhë me media të njohura në Europë, si “O’Jogo” e Portugalisë, apo “Fanatik” në Turqi, apo AFP. Në Itali, “Sportmediaset”, “La Gazzetta dello Sport” e kanë cilësuar si një dënim të rëndë për ekipin korçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?