FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dënimi i Skënderbeut jep efektet e para, në Francë ndalohet që Superliga të luhet në baste

Dënimi i rëndë i Skënderbeu 10 vite nga kompeticionet europiane, ka filluar që të japë efektet e para në Europë. Klubi korçar ka humbur kredibilitetin në Francë, teksa autoriteti rregullues i lojërave online ka marrë vendim që ndeshjet e korçarëve në Kategorinë Superiore të mos luhen në këtë vend. Vendimi është marrë me 9 prill dhe është publikuar nga ARJEL, autoriteti shtetëror që merret me rregullimin e lojërave online.

DOKUMENTI I ARJEL

Kryetari i Autoritetit Rregullues të Lojërave Online; Duke marrë parasysh ligjin nr. 2010-476 të 12 majit 2010, lidhur me hapjen e konkursit dhe rregulloren dhe amendamentet e lojërave të fatit, duke përfshirë seksionin 12 V; Duke pasur parasysh Dekretin nr. 2010-483 të 12 majit 2010 mbi garat sportive dhe llojet e rezultateve të sportit, të përcaktuara nga Autoriteti Rregullues për Lojërat Online, vendosi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Neni 1 – Bastet sportive online në takimet e kampionatit elitar shqiptar (Kategoria Superiore), në të cilat merr pjesë ekipi KF Skënderbeu. Ky ndalim zbatohet deri në fund të kampionatit dhe hyn menjëherë në fuqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Neni 2 – Ky vendim do të publikohet në faqen e internetit të ARJEL.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?