Dënohet 1 muaj arbitri që dha penallti kundër Interit në sekondat e fundit
Rosario Abisso, gjyqtari që penalizoi rëndë Interin në sfidën e të dielës në mbrëmje, duke akorduar një penallti në fundin e ndeshjes. Riparja e pamjeve në VAR dhe mosndryshimi i vendimit fillestar, konsiderohet një gabim i pafalshëm për arbitrin, i cili për disa javë do t’i shikojë ndeshjet e Serie A nga ekrani i televizorit.
Gjithsesi Abisso nuk ka shpëtuar pa u ndëshkuar për atë gafë që bëri në atë ndeshje. Do qëndrojë për tre javë pushim, duke humbur të drejtën për të gjykuar një ndeshje gjatë kësaj periudhe. Si dhe nuk do të arbitrojë më asnjë ndeshje të Inter-it deri në fund të sezonit.
Për Interin nuk ka asnjë lloj përfitimi në këtë mes, vijojnë të jenë të ndikuar nga ai barazim dhe tashmë lufta për zonën Champions bëhet akoma më e vështirë, me Milan-in dhe Roma-n nga pas.
KOHA JONË SONDAZH

