FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deschamps paralajmëron Messin: Do i vështirësojmë jetën!

Nesër luhet finalja e parakohshme  Francë- Argjentinë, sfida më tërheqëse për fazën e 1/8-ave. Argjentina vjen si më pak favorite për këtë ndeshje por për trajnerin francez, Didier Deschamps, në kampin kundërshtar ekziston një rrezik, dhe ai rrezik mban emrin e Lionel Messit.

Në një konferencë për shtyp Deschamps u shpreh se Messi është i jashtëzakonshëm dhe se bën diferencën në lojë.

“Ai bën diferencën dhe ka një impakt të madh, mjafton të mendosh se sa shumë gola ka shënuar dhe për faktin, se në një moment mund të vendosë fatin e një ndeshje”, deklaroi trajneri i Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas tekniku francez u shpreh se ka një plan si të ndalojë yllin argjentinas.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Messi është unik, nuk mund të krahasohet me të tjerë. Messi është Messi. Shikoni numrat dhe statistikat e tij. Shpresojmë të arrijmë ta neutralizojmë, por e dimë se ai mund të bëjë diferencën edhe në hapësira të ngushta. Ekipi i Argjentinës nuk është ndërtuar përreth Messit. Por, ai gjithsesi ka një impakt të madh. Argjentina ka edhe eksperiencë e stil amerikano-jugor, dua të them se janë luftëtarë. Do të përpiqemi t’i vështirësojmë jetën Messi-t”-përfundoi kreu i pankinës franceze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?