FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Detaje tronditëse, Sala u detyrua të hipte në avion

Pas zbulimit të një trupi në rrënojat e avionit të vogël me të cilin po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit, Emiliano Sala kanë dalë të tjera fakte tronditëse që e bëjnë akoma edhe më të madhe dhimbjen për familjarët dhe miqtë e sulmuesit argjentinas.

Trupi i filmuar nga një mjet nënujor ka qenë shumë i dëmtuar dhe identiteti i tij nuk është zbuluar ende, pasi nuk është nxjerrë nga rrënojat e avionit. Një mik i sulmuesit, ka bërë disa akuza të rënda.

“Ekziston një e vërtetë e madhe pas gjithë kësaj dhe kjo është se ka një keqbërës. Sepse Emiliano kurrë nuk vendosi të fluturojë me atë aeroplan. Këto janë të gjitha detyrime që dikush i pranon si një lojtar profesionist. Emiliano u detyrua të hipte në atë aeroplan”, tha Maximiliano Duarte, mik i futbollistit, duke folur në America Noticias dhe duke iu referuar Willie McKay, përfaqësuesit të lojtarit të zhdukur, që rezervoi fluturimin me një avion si Piper Malibu, që njihet për aksidentet e shpeshta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?