Devolli: Më bëhet qejfi për Tiranën, nuk do ta ul stekën
Tri ditë më parë trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli nuk i mbajti dot lotët që skuadra e tij ishte shumë pranë rënies nga kategoria, por sot që u konfirmua, ai është shfaqur më i qetë për mediat. Numri një i krutanëve zbuloi se do të largohej për të marrë drejtimin e një ekipi që do të luajë në Superiore.
“Që pas ndeshjes me Tiranën nuk e kishim në dorën tonë, por i jam mirënjohës presidentit. Sot e patë që kemi bërë një nga ndeshjet më të mira deri kur morëm vesh rezultatin e Tiranës. Ky është futbolli dhe pranojmë verdiktin! Jeta vazhdon dhe do të shohim tani.
Lotët? Mos më bëni pyetje prekëse sepse do të më bëni të qaj sërish. Do të flas me presidentin por edhe kemi folur. Do të shoh për një aventurë tjetër dhe dua të marr një ekip Superioreje. Nuk dua të ul stekën dhe dua të shoh një ekip me të cilin të punoj. Jam i gatshëm për çdo ekip dhe çdo objektiv që më vë presidenti!
Unë e kam thënë se çfarë kam ëndërr të drejtoj në Shqipëri. Ishte garë e bukur mes Tiranës dhe Luftëtarit dhe më vjen mirë që shpëtoi Tirana dhe Luftëtari meqë jam gjirokastrit. Më vjen mirë si kanë luajtur deri më tani dhe u uroj shumë fat çunave”, tha Devolli.
KOHA JONË SONDAZH

