Dhuna në Fushë-Krujë: Nuk ishin tifozët tanë, nuk e dimë se si Neziri …
Pas deklaratave të lojtarit të Kastriotit, Sokol Neziri në “Supersport”, para fillimit të takimit me Skënderbeun, ku ai deklaronte se ata që kishin sulmuar lojtarët e Skënderbeut në fushën e stadiumit “Redi Maloku” kishin qenë tifozë të Partizani, ka reaguar vetë klubi i kuq.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, klubi i Partizanit thekson se dënon dhunën ndaj korçarëve, por gjithashtu shprehet se tifozët e vet nuk kanë qenë kurrë iniciatorë të dhunës, dhe nuk e kupton se si lojtari i krutanëve, Neziri.
Reagimi i plotë
Klubi merr shkas të reagojë në lidhje me informacionet apo deklaratat live të përcjella në media për incidentin e ndodhur përpara takimit Kastrioti – Skënderbeu i vlefshëm për javën e 20.
Është e vërtetë që Klubi i Futbollit Partizani gëzon simpatizantë dhe mbështetës në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Por, është po aq e vërtetë se përgjatë gjithë ecurisë së këtij kampionati (dhe jo vetëm), tifozeria jonë është tifozeria më korrekte në stadiume. Për asnjë moment tifozeria e Partizanit nuk ka shfaqur akte dhune as ndaj lojtarëve të ekipeve rivale as ndaj zyrtarëve te ndeshjes, përfshirë edhe arbitrat dhe as te ketë qenë iniciatore e dhunës ndaj çdo tifozerive kundërshtare dhe në çdo stadium te vendit.
Nuk e kuptojmë sesi lojtari Kastriotit Neziri arriti të identifikojë agresorët e sulmit ndaj lojtarëve të Skënderbeut, të cilët në transmetim direkt i ka cilësuar si pjesëtar të tifozerisë së Partizanit, kur ndërkohë skuadra Kastriotit, siç edhe e deklaroi trajneri Devolli, në ato momente ka qenë duke zhvilluar analizën në dhomat e zhveshjes në prani të të gjithë pjesëtarëve te Kastriotit. Klubi dënon incidentin e ndodhur në Fushë Krujë dhe thekson se ngjarje të tilla nuk duhet të cënojnë aktorët e lojës së futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

