Dhunohet gjyqtari Meta, përfundon në spital, FSHF: Të gjendet autorët!

Gjatë mbrëmjes së enjte, gjatë stërvitjes që  arbitrat e Kolegjiumit të Tiranës po zhvillonin në Kompleksin “Dinamo”, persona të paidentifikuar janë afruar në ambjentet e përgatitjes dhe kanë sulmuar, duke e goditur me sende të forta arbitrin e këtij Kolegjiumi, Kridens Meta. I lënduari është dërguar në spital me disa dëmtime. Sapo është njohur me ngjarjen Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka shkuar në spital dhe më pas në komisariat. Federata Shqiptare e Futbollit i bën thirrje organeve kompetente që të marrin masa sa me parë për identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe vënien para drejtësisë. Dyshohet se Kridens Meta mund të jetë rrahur nga tifozë të ndonjë ekipi që kanë mbetur të pakënaqur me vendimet e tij gjatë këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?