Di Francesco i bindur: Do eleminojmë Barcelonën

Pavarësisht humbjes 4-1 në takimin e parë, trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco është i bindur se skuadra e drejtuar prej tij është në gjendje të bëjë mrekullinë kundër Barcelonës.

“Nesër do të kemi nevojë t’i përgjigjemi pozitivisht ndaj rezultatit 4-1 në ndeshjen e parë. Ne do të duhet të japim gjithçka që kemi. Ndonjëherë na mungon pamëshirshmëria, e cila do të na lejojë të marrim rezultate edhe më të mira.

Ne duhet të luajmë me dashuri dhe pas kësaj, do të mendojmë për derbin. Do të luajmë me lojtarët tanë më të mirë. Kemi rastin të bëjmë diçka të paimagjinueshme, duke qenë se ata nuk kanë humbur kurrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi një detyrë që të përpiqemi derisa të mbarojë ndeshje, dhe do ta bëjmë këtë. Do të jetë një mrekulli, nëse doni, por pse nuk mund ta bëjmë atë të ndodhë?!” – përfundoi trajneri italian i Romës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?