Dilemat e shumta të Klopp, do të ketë shumë mungesa ndaj Bayernit

Virgil Van Dijk është mungesa e parë e sigurt për Jurgen Klopp për sfiën e mbrëmjes së sotme në “Anfield” ndaj Liverpoolit. Tekniku i “The Reds” po përballet me pezullime e dëmtime që mund të cenojnë ambiciet e tij për triumfin në Champions.

Roberto Firmino dhe Dejan Lovren nuk u stërvitën në “Mellud Park”, në vigjiljen e sfidës së turneut elitar kontinental. Firmino vuan nga një virus gripi, ndërsa mbrojtësi ballkanas nuk është aktivizuar me Liverpoolin që kur mori një dëmtim muskulor në 7 Janar, në FA Cup kundër Ëolverhempton.

Kroati me shumë gjasa nuk do të aktivizohet dhe pozicionin e tij do ta marrë Fabinho. Këtyre mungesave u shtohet edhe Joe Gomez me frakturë në këmbë, ndërsa as Xherdan Shaqiri nuk është në kushte optimale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të shohim se cilët futbollistë do të kemi në dispozicion. Xherdan Shaqiri kishte një stërvitje, por do të shikojmë si do të reagojë deri ditën e ndeshjes. Është mirë kur ke opsione të tilla si ai, pasi ndaj Bayernit, në një turne si Champions, nuk është aspak e lehtë”, tha trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?