FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dinamo, Igli Allmuça propozohet trajneri i ri

Pas përfundimit të këtij sezoni, trajneri Faruk Sejdini është larguar nga drejtimi I Dinamos. Administratori i klubit, Ismet Saliaj pohon se ish-lojtari i kësaj skuadre do të drejtojë ekipin në të ardhmen, me synimin për ta rikthyer në Kategorinë Superiore. Dinamo do të vazhdojë të militojë në Kategorinë e Parë, për sezonin e 4-t radhazi, por me një trajner të ri. Dinamo është pjesë e kësaj kategorie që prej sezonit 2012-2013, ndërsa prej asaj kohe nuk ka mundur që të rikthehet në elitë. Edhe pse ka 18 tituj kampionë dhe 13 Kupa të Shqipërisë të fituara, kjo skuadër nuk po gjen dot hapësirën e duhur për t’iu rikthyer nivelit më të lartë të futbollit në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?