Dinamon e prek sindromi “American Dream” , largohet edhe Arbër Capa
Pas Daniel Xhafës dhe Enri Tafajt, nga blutë largohet edhe një tjetër futbollist. Arbër Capa ka lënë Shqipërinë dhe klubin e tij ku luajti për më shumë se dy sezone dhe është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai sapo ka marrë vizën në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe është nisur menjëherë drejt kontinentit të largët. Capa i është bashkuar familjes së tij, që jeton në Amerikë duke u larguar përfundimisht nga Dinamo. Është interesant fakti se edhe dy futbollistë të tjerë janë larguar nga klubi blu me destinacion SHBA-në.
Më parë, Daniel Xhafaj, i cili iu bashkua kryeqytetasve gjatë merkatos së janarit dhe qëndroi vetëm disa javë si pjesë e skuadrës, është duke bërë përpjekje për t’u shpërngulur familjarisht drejt Amerikës. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë sulmuesi gjatë kësaj kohe. Disa javë më parë u largua drejt SHBA-së edhe Enri Tafaji. Capa Arbër Capa, pas largimit nga Dinamo, thotë se dëshironte ta mbyllte sezonin dhe të mund të ndihmonte ekipin deri në ndeshjen e fundit. “Nuk ia arrita dot qëllimit pasi letrat nuk prisnin më, pasi unë kam familjen në Amerikë. Dua t’i falënderoj të gjithë për atë që kam kaluar te Dinamo për dy vite e gjysmë. Kam kaluar shumë mirë si me presidencën, edhe me shokët e ekipit. Kemi qenë një grup i mirë, si brenda fushës, edhe jashtë saj.” Ai premton se në SHBA do nis menjëherë stërvitje dhe shpreson ta vazhdoj atje karrierrën. “Falënderoj në mënyrë të veçantë tifozët dhe shpresoj që edhe me ndihmën e tyre, Dinamo të kthehet aty ku e ka vendin, në Superiore”, – shprehet Arbër Capa.
Blutë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në sfidën ndaj Shkumbinit dhe këtë javë i pret një transfertë shumë e vështirë në Kuçovë ndaj Naftëtarit. Përgatitjet kanë rinisur me fillimin e javës në ish-kompleksin “Dinamo”, nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur, Faruk Sejdini.
KOHA JONË SONDAZH

