Disa nga statistikat më pikante të “El Clasicos” mes Barcelonës dhe Realit

Barcelona sonte në mbrëmje do të përballet me Real Madrdit në “Camp Nou”, në duelin më të bukur në Europë. Një El Clasico që ofron spektakël dhe emocione si asnjë sfidë tjetër e futbollit. Por cilat janë disa nga rekordet më pikate të kësaj ndeshje që mund të thyhen sonte në mbrëmje?

Ernesto Valverde mund të shënojë ndeshjen e shtatë radhazi pa humbje ndaj Real Madridit, duke barazuar rekordin e Pep Guardiolës në vitin 2012.

Për sulmuesin francez, Antoine Griezmann, është “El Clasico” i parë në karrierë. Askush nuk i ka shënuar Real Madridit si me Atleticon ashtu edhe me Barcelonën në shekullin e 21-të. I fundit ka qenë portugezi Simao, me Barçën në vitin 2000 dhe me Atleticon në vitin 2008.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo përballje El Clasico fut në histori Sergio Ramosin, i cili do të bëhet lojtar i pare që ka zhvilluar më shumë takime mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll, plot 43, ndërsa për Messin, që barazon rekordin e Xavit, do të jetë El Clasico e 42-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona i ka shënuar 399 gola në total rivalit të përjetshëm në ndeshjet zyrtare. Ndërkohë golin numër 400 të Real Madridit në El Clasico e ka realizuar Cristiano Ronaldo në vitin 2018.

Sfidë mes rivalësh. Nga 72 fitore kanë arritur secila skuadër në ndeshjet e kampionatit. Mirëpo në total, në të gjitha kompeticionet, Barcelona ka marrë një më shumë, 96-95.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?