FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ditmar Bici driblon Flamurtarin, del në stërvitje me Tiranën

Mbrojtësit Ditmar Bici është në pritje të dokumentacionit nga Irani për të vendosur skuadrën e tij të ardhshme, por teksa flitej se do t’i bashkohej Flamurtarit, papritur Bici ka dalë këtë javë në stërvitje me skuadrën e Tiranës. Ditën e djeshme ai ka qenë në kompleksin stërvitor të bardhebluve duke u stërvitur me ish-ekipin e tij.  Lojtari do të përfitojë nga ky fakt për të mbajtur trupin në formë për shkak se ka shumë ditë që nuk stërvitet.  Në fund të merkatos së janarit, Bici arriti akordin me ekipin vlonjat, por me sa duket problemet e shumta që ka ky ekip, e kanë bërë të pendohet për zgjedhjen që ka bërë. Megjithatë, për shkak federimi dhe mungesë dokumentacioni mbrojtësit i duhet të presë përfundimin e kampionatit dhe të nisë aventurën e tij të re në kampionatin shqiptar.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?