Dje fitoi 5-0, por Abramovich i dërgon një mesazh kërcënues Sarrit pas ndeshjes

“Të fitosh nuk është e rëndësishme, është e vetmja gjë që vlen”. Gjatë eksperiencës në Seria A, Maurizio Sarri e ka dëgjuar shpesh këtë frazë, por në Angli ka mësuar se ndonjëherë të fitosh nuk mjafton. Dhe Chelsea triumfoi 5-0 ndaj Huddersfield falë dopietës së Higuain dhe Hazard, por presidenti Roman Abramovich, i ka dërguar një mesazh kërcënues pas ndeshjes në telefon.

“Daily Express” raporton se numri një i Bluve të Londrës i ka kërkuar llogari për formën e dobët në javët e fundit. Ai i ka vendosur edhe një kush, se nëse nuk do të arrihet zona Champions, do të përjashtohet në fund të këtij sezoni. Edhe pse një klub i pasur, nuk mund të tolerohet edhe një sezo jashtë Europës.

Abramovich ka nisur menjëherë dhe kërkimin për trajnerin e ri, teksa po mendon për të rrëmbyer Abramovich. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?