Doka mesazh për Tiranën: Nuk është lamtumirë, por mirupafshim!

Albi Doka, me përfundimin e sezonit, mbylli përvojën me Tiranën, ekip ku u formua si futbollit, u rrit dhe fitoi trofetë e mundshëm në Shqipëri. Me një mesazh emocionues, 23-vjeçari u thotë mirupafshim klubit bardheblu, por jo lamtumirë. Doka do ta vijojë karrierën në Kroaci te Gorica.

Mesazhi i Dokës në Instagram

Faleminderit Tirona ime! E nisa që fëmijë me këto ngjyra, me mendjen për të punuar dhe për të arritur që të përfaqësoja denjësisht këtë bluzë. Arrita me shumë punë, sakrificë dhe shumë pasion të përfaqësoja qytetin e Tironës dhe ekipin bardheblu, jam shumë krenar për këtë arritje. Fitova me moshat dhe pastaj gjithçka me ekipin e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është shumë e vështirë për mua ta them, por erdhi momenti të ndahem nga ngjyrat e ekipit të zemrës, të ndahem nga tifozët bardheblu. Dua të falënderoj presidentin Refik Halili që ka qenë si një prind për mua, Klubin e Futbollit Tirana për mundësinë qe më dha të arrija në këto nivele, falënderoj të gjithë trajnerët dhe veçanërisht presor Egbonë dhe bashkëlojtarët që kemi luajtur ndër vite, falënderoj familjen time për mbështetjen e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht dua të falënderoj përzemërsisht tifozërinë më të zjarrtë në botë, atë bardheblu.

Nuk është një Lamtumirë, por një Mirupafshim!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?