Doli me barelë nga fusha e lojës, Broja mund të ketë mbyllur sezonin

Armando Broja pësoi një dëmtim në gju gjatë miqësores së djeshme të Chelsea ndaj Aston Villa.

Edhe pse ende nuk ka dalë rezultati i analizave, dëmtimi duket i rëndë dhe klubi londinez ka vendosur që të marrë menjëherë masa për zëvendësimin e sulmuesit shqiptar.

Sipas mediave angleze, stafi i “Bluve” ka frikë se Broja ka dëmtuar ligamentin e kryqëzuar të gjurit dhe mund të ketë mbyllur sezonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea ka kthyer sytë nga talenti i Borussia Dortmund, adoleshenti Youssoufa Moukoko, të cilin po kërkon ta sjellë në Londër që në janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?