Doli nga fusha i dëmtuar ndaj Spanjës, Kedira qetëson Juventusin

Masimiliano Alegri merr një lajm të mirë nga Gjermania. Dëmtimi i pësuar nga Sami Kedira në ndeshjen e Duseldorf mes Gjermanisë dhe Spanjës nuk është serioz. Ka qenë vetë futbollisti që ka sqaruar gjendjen e tij me anë të një postimi në Instagram.

“Ishte një ndeshje e mirë, kundër një kundërshtari shumë të ashpër. E dinim se kundër Spanjës nuk është e lehtë. Gjithsesi, mos u shqetësoni për dëmtimin tim. Ndjeva vetëm një forcim të vogël, dhe dola nga fusha për të mos rrezikuar. Tashmë çdo gjë është në rregullt”, ka sqaruar kapiteni i Gjermanisë.

Mungesa e mundshme e tij në çerekfinalen e parë ndaj Realit do të ishte një goditje e rëndë për Juventusin, pasi Alegri nuk ka në dispozicion në ndeshjen e parë Pjaniç, i cili është pezulluar për shkak kartonësh. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?