FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Domenech tallet keq me Gasperinin: Faleminderit për zëvendësimet, je legjendë!

Raymond Domenech nuk humbet mundësinë për t’u bërë protagonist në mediat. Këtë herë ish-trajneri i njohur, ka shfrtëzuar rrjetet sociale për të sulmuar një trajner si Gasperini, i të aftë për ta çuar një skuadër modeste si Atalanta vetëm pak minuta larg gjysmëfinales së Championsit.

“Një bravo PSG-së dhe faleminderit Gasperinit për ndryshimet e tij në pjesën e fundit të ndeshjes. Legjenda që trajnerët italianë janë takticienë të shkëlqyer sa i përket kësaj ndeshjeje, mbetet një legjendë. Tuchel pati më shumë sukses.”

Urrejtja e Domenechut ndaj futbollit italian nisi kohë më parë. Kur ai ishte trajner i Kombëtares Franceze U-21, u përplas me Cesare Maldinin, duke e akuzuar atë se praktikonte futboll të vjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në finalen e Kupës së Botës 2006, ai u dallua për qëndrimet arrogante që inatosën Marcello Lippin. Gjithashtu arriti të fyente një njeri shumë të qetë si Claudio Ranierin, me një “cicërimë”, gjatë përvojës së trajnerit roman në Ligue 1, te Nantes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?