FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dominimi i Mercedes në Australi, Formula 1 rrezikon të humbë shikueshmërinë

Formula 1 mund të kthehet në një garë të mërzitshme këtë sezon, për shkak se filloi me dominimin e Mercedes, falë edhe pilotit britanik Lewis Hamilton që shkëlqeu në pistë, por edhe faktit se nuk po rivalizohet nga të tjerët.  Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Australisë, në garën e parë të këtij sezoni në Formula, 1 duke e nisur me pretendime të njëjta, teksa Mercedes dominoi garën që nga fillimi dhe deri në fund. Dyshja e Mercedes nuk u rivalizua fare që nga fillimi dhe deri në fund të garës. Sebastian Vettel përfundoi në vend të tretë më tepër se 30 sekonda pas dy pilotëve të Mercedes. Për këtë arsye pronari i Red Bull, Chistian Horner thotë se dominimi i Mercedes mund të largohu tifozët nga ndjekja e mëtejshme e garave në Formula 1. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?