Donjet Shkodra transferohet në Kazakistan, firmos kontratë 1-vjeçare

Donjet Shkodra ka gjetur ekip të ri. Ish-mesfushori i Kukësit, i larguar nga ekipi verilindor prej datës 7 janar, tashmë do të vijojë karrierën ne Premier Ligën e Kazakistanit.

Mesfushori 29-vjeçar ka hedhur këtë të diel firmën me klubin e ri, që do të jetë Shakhtar Karagandy. Shkodra është futbollisti i radhës i Superligës, që lë Shqipërinë për të luajtur në Kazakistan, aty ku pak ditë më parë firmosi dhe ish-sulmuesi i Flamurtarit, Danilo Alvesh.

Donjet Shkodra  ka firmosur një kontratë një-vjeçare me klubin e ri, duke i dhënë fund pritjes prej gati një muaj e gjysmë pa ekip.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?