Dortmundi blen talentin 17-vjeçar për 30 milionë euro
Jude Bellingham është blerja më e re e Borussias së Dortmundit. 17-vjeçari u zyrtarizua nga klubi gjerman pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore. Për talentin anglez verdhezinjtë shpenzuar plot 30 milionë euro, plus bonuset (në varësi të numrit të paraqitjeve dhe arritjeve të futbollistit) një shifër rekord për një lojtar kaq të ri (17 vjeç i ka mbushur më 29 qershor).
Në garë për talentin e Birminghamit ishte edhe Manchester United, por oferta e Borussias ishte më bindëse. Bellingham, i cili vlerësohet si një nga talentet më të mëdha të Europës, vendos t’i bashkohet klubit ideal që promovon lojtarët e rinj. Mjafton të kujtojmë një tjetër anglez, Jadon Sancho, që tashme vlerësohet mbi 100 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

