Dortmundi fiton ndaj Leverkusen dhe rimerr kryesminin e Bundesligës (VIDEO)

Borussia Dortmund i përgjigjet Bayernit në Bundesligë, duke rrëmbyer një fitore të vështirë 3-2 ndaj Leverkusenit. Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 30-të me Zagadou, por “Aspirinat” do të barazonin gjithçka pas 7 minutash me Vollant, me një goditje në hyrje të zonës.

Ndeshja bëhet edhe më spektakolare pas këtij goli, pas disa sekondash Dortmundi kaloi sërish në avantazh me një super gol të talenti Sancho. Në pjesën e dytë, Maio Goetze thellon rezultatin në minutën e 60-të, ndërkohë që Jonathan Tah e rihapi sërish ndeshjen 15 minuta nga fundi.

Me këtë fitore, Dortmundi ruan kryesimin me 54 pikë, 3 më shumë se Bayern Munich, teksa gara në Bundesligë sa vjen e bëhet edhe më e ndezur. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?