Dortmundi fiton pastër ndaj Leverkusenit, shkon -3 nga Bayerni (VIDEO)

Borussia Dortmund vijon ecurinë e rezultateve pozitive në vitin 2023. Verdhezinjtë fituan 0-2 në “Bay Arena” përballë Bayer Leverkusen, duke siguruar triumfin e tretë radhazi.

Karim Adeyemi kaloi Dortmundin në avantazh në minutën e 33-të. Sulmuesi i kombëtares gjermane mori një asist nga Julian Brandt dhe gjeti golin e parë sezonal në Bundesliga.

Edmond Tapsoba shënoi gabimisht në portën e tij në minutën e 53-të, duke i dhuruar ekipit udhëtues avantazhin e dyfishtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me triumfin e sotëm, Dortmundi është ngjitur në kuotën e 34 pikëve, tri më pak se Bayerni kryesues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?