Dortmundi prezanton trajnerin e ri, Thomas Tuchel

Thomas Tuchel u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri Borussias së Dortmundit. Në një konferencë për shtyp ku ishin të pranishëm edhe shefi ekzekutiv Hans-Joachim Watzke dhe drejtori sportiv Michael Zorc, Tuchel foli për herë të parë si verdhezi. 41-vjecari gjerman pason në këtë detyrë Jurgen Klopp i cili i dha lamtumirën Dortmundit pas 7 vjetësh gjatë të cilëve përjetoi suksese të shumta. Ashtu si Klopp edhe Tuchel përpara se të merrte drejtimin e Borussias ishte trajneri i Mainzit për një periudhë disa-vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që nga tani e më pas do të jem unë trajneri i Borussias së Dortmundit. Tashmë mund ta them me plot gojën se kam realizuar një dëshirë shumë të madhe që ekzistonte brenda meje pikërisht ajo e marrjes së drejtimit të një klubi të madh si Dortmundi. Për mua kjo është një sfidë shumë e madhe, pasi te Borussia është një klub që lufton për të fituar trofe. Mezi po pres momentin për të filluar punën. Deri ku mund të arrijë skuadra në sezonin e ri? Është ende herët për të folur. Rival nuk kemi vetëm Bayernin e Mynihut sepse edhe Wolfsburgu, Gladbahu dhe Leverkuseni janë forcuar shumë gjatë vitit të fundit”.

Në vijim të fjalës së tij Tuchel falënderoi drejtuesit e Dormtundit që i dhanë mundësinë për të drejtuar verdhezinjtë, ndërkohë që u shpreh me superlativa për trajnerin para-ardhës Jurgen Klopp.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua t’i falënderoj të gjithë për këtë mundësi që më dhanë përfshirë këtu edhe Jurgen Kloppin. Ai ka kaluar këtu 7 vite të jashtëzakonshme gjatë të cilave përjetoi suksese të shumta. Synimi është ta coj skuadrën në të njëjtin nivel ku e çoi Klopp. Jurgen ka ndërtuar një ekip të madh, dhe nga bazat që ka lënë do të nisim një projekt të ri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?