Dortmundi shkatërron me 5 gola Koln-in, super Haaland dopietë nga stoli (VIDEO)

Borussia Dortmund a rrëmbyer fitoren e dytë radhazi në Bundesligë. Verdhezinjtë triumfuan me lehtësi 5-1 ndaj Koln, ku protagonist sërish ishte super talenti Haaland, me dy gola (edhe pse hyri sërish nga stoli).

Dortmundi thuajse e zgjidhi që në pjesën e parë me golat e Guerreros dhe Reus, ndërkohë që Sancho trefishoi në fillimin e fraksionit të dytë. Miqtë krijuan shpresa për një rihapje të ndeshjes me Uth, por verdhezinjtë hodhën në fushë Haaland në minutën e 65-të.

Kishte kohë të mjaftueshme që super talenti i ardhur vetëm këtë janar të shënonte dy gola, duke arritur në kuotën e 5 golave në dy ndeshje. Një fillim i shkëlqyer në Bundesligë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?