Dramë për Milanin, bie nga kategoria

Sot është luajtur java e fundit e kampionatit Primavera në Itali, ku marrin pjesë futbollistë deri në moshën 19 vjeç. Një dramtike për skuadrën e të rinjve të Milanit, që barazoi 1-1 në transfertën e Firences ndaj Fiorentinës dhe u rrëzua zyrtarisht në kategorinë Primavera 2.

Një gol në minutën e 90-të i Pierozzit dënoi Milanin që u rendit në vendit e parafundit të kampionatit Primavera me 31 pikë të grumbulluara në 30 ndeshje duke zbritur një kategori më poshtë.

Skuadra e Federico Giuntit me një sukses ndaj Fiores do të shkonte në play-out por goli i Sala në minutën e 13-të nuk u mjaftoi kuqezinjve që sezonin e ardhshëm do ta masin forcat me skuadrat inferiore që luajnë në kampionatin Primavera 2.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?