FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dugarry kundër De Ligt: Juventus zgjedhje ekonomike, më bën të vjellë

Christophe Dugarry del kundër Matthijs De Ligt. Ish-sulmuesi francez ka sulmuar mbrojtësin për faktin që zgjodhi të transferohej te bardhezinjtë.

 

“Ku ka përfunduar zgjedhja sportive? Të jemi të qartë… Janë Juventus, PSG dhe Barcelona. Por të ishte për zgjedhje sportive, e para në listë do të ishte Barcelona, por De Ligt bëri zgjedhje ekonomike. Ky është imazhi që doni të jepni? Më vjen dëshira për të vjellë. De Ligt është një futbollist shumë i mirë, i shkëlqyer, por me këtë mentalitet nuk do të zgjasë shumë. Është e pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cila është ideja? Çfarë po ndodh në kokën tënde? 12, 13, 14 ose 15 milionë euro? Në atë moment, çfarë ndryshon? Do të kesh një makinë shtesë, 50 metra katrorë më shumë në apartament, 10 metra më shumë për varkën tënde? ”, shkroi Dugarry.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?