Duka falënderon Ramën për stadiumet e reja: Lajm i mrekullueshëm për futbollin

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka përshëndetur premtimin e kryeministrit Edi Rama se në këtë vit në Shqipëri do të projektohet ndërtimi i stadiumeve të reja në Vlorë, Korçë, Durrës dhe Tiranë.

“Lajm i mrekullueshëm për futbollin, që fillimin e vitit 2023 ta nisim me nismën për ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë e Korçë, qytete me traditë në futboll dhe me një popull futbolldashës në tribuna e shkallët e stadiumeve.

Këto tre stadiume do t’i shtohen kolanës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për lojën e bukur të futbollit. Këto investime së bashku me projektin e “100 fushave” me bashkitë, janë një vlerë e shtuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë”, shkruhet në reagimin e Dukës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?