Duka merr pjesë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për 2019

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka marrë pjesë në takimin e fundit, për vitin 2019, që qeveria e futbollit europian zhvilloi sot në selinë qendrore në Nion, Zvicër. Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv u shqyrtuan shumë tema të rëndësishme të futbollit europian, si më poshtë:

Miratimi i formatit të kualifikueseve dhe fazës play-off, për “European Qualifiers” të Kupës së Botës për vitin 2022.

UEFA Nations League 2020/21, proçedurat e shortit dhe ndeshjet e ligës

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti mbi futbollin e femrave

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti mbi arbitrimin

Përcaktimi i vendit ku do të zhvillohet finalja e UEFA Futsal Champions League 2020

Takimi i radhës për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet më 2 mars 2020, një ditë përpara Kongresit numër 44 të UEFA-s, që do të zhvillohet në Amsterdam, Holandë. Presidenti Duka, në datën 6 dhjetor 2019 është i ftuar në mbrëmjen Gala që organizon Federata Polake në Varshavë, me rastin e 100 vjetorit të themelimit të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?